Veseli viziton Kabashin e Prizrenit: Kemi propozuar ligj të posaçëm për ta mbrojtur këtë lokalitet

18 tetor 2020 | 20:37

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Kadri Veseli ka zgjedhur zonën e Kabashit në Prizren për të kaluar ditën e diele.

Ai ndalesën e parë e kishte te kalaja e Korishës, një vendbanim i rëndësishëm që zanafillën e ka nga periudha e bronzit të hershëm.

“Duke pasur parasysh pasurinë e madhe natyrore dhe kulturore dhe potencialin e jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit malor, ne kemi propozuar një ligj të posaçëm për ta mbrojtur e promovuar këtë lokalitet me traditë të lashtë e të çmuar”, ka thënë Veseli.

Ai thotë se zona e Kabashit në Prizren, është një ndër rajonet më të bukura në Kosovë, që meriton të eksplorohet nga më shumë vizitorë.

“Ndalesën time të parë e pata te kalaja e Korishës, një vendbanim i rëndësishëm që zanafillën e ka prej bronzit të hershëm. Mandej vizitova edhe shtabin UÇK-së, që qëndron aty si dëshmi për patriotizmin e madh të banorëve të kësaj krahine”.

“Në fund u ngjita në majat e bjeshkëve të Kabashit prej ku mund shikohet një pjesë e mirë e Kosovës. Duke pasur parasysh pasurinë e madhe natyrore dhe kulturore dhe potencialin e jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit malor, ne kemi propozuar një ligj të posaçëm për ta mbrojtur e promovuar këtë lokalitet me traditë të lashtë e të çmuar”, ka shkruar Veseli në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
West Hami ka arritur të rikthehet nga disavantazhi prej tre…