Veseli viziton punimet e projektit 180 milionë eurosh në Shalë të Bajgorës

17 maj 2020 | 15:57

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka vizituar punimet që janë duke u bërë për të ndërtuar Parkun e Erës në Bajgorë, prej kompanisë “SOWI Kosovo” e cila është një ndërmarrje e përbashkët kosovare, gjermane dhe izraelite.

Veseli ka bërë me dije se bëhet për një projekt gjigant të prodhimit të energjisë së ripërtërishme, duke vendosur 27 turbina, që vihen në punë prej erës, me një total të kapacitetit të instaluar prej 105 megavatesh.

“Ky është një investim strategjik që forcon pavarësinë energjetike të Kosovës dhe që, duke përdorur fjalën e fundit të shkencës, mundëson prodhimin e një sasie të konsiderueshme të energjisë elektrike pa cenuar mjedisin apo shëndetin e qytetarëve. Realizimi i këtij projekti, do të kushtoj mbi 180 milionë euro, duke përbërë kështu një nga investimet e drejtpërdrejta të huaja më të rëndësishme në vend. Çka e bën edhe më të vlefshëm këtë projekt, është fakti që ky projekt ka mundësuar modernizimin e infrastrukturës për komunitetin e zonës përreth dhe ka hapur vende të shumta të reja të punës për banorët Shalës së Bajgorës”.

“Një tjetër gjë që më gëzoi gjatë bisedës në kantier, ishte fakti që edhe operacionet më të vështira të realizimit të projektit ishin duke u bërë nga ekspertët kosovarë. Objektivi kryesor i qeverisë së Kosovës dhe i gjithë klasës politike, nuk duhet të jetë konfliktualiteti apo emërimet politike nëpër borde siç po ndodh tani, por duhet të jetë tërheqja e investitorëve seriozë, për projekte shembullore që sjellin zhvillim e mirëqenie, sikurse Parku i Erës në Bajgorë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)

Image may contain: sky, cloud, tree and outdoorImage may contain: one or more people, people standing, ocean, sky, beach, outdoor, nature and waterImage may contain: 3 people

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Spanjë, gjatë 24 orëve janë raportuar më pak se…