Vështirësi në furnizimin me ujë për shkak të reshjeve, KRU ‘Prishtina’ del me njoftim
Kompania e Ujësjellësit Rajonal (KRU) “Prishtina”, ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe për shkak të nivelit shumë të lartë të turbullirave në kanalin “Ibër-Lepenc”, fabrika e ujit në Shkabaj është jashtë funksionit.
Dhe për këtë arsye, zonat që do të mbesin pa ujë janë: Fushë Kosova, Drenasi, Obiliqi dhe një pjesë e lagjes Kalabria/ Prishtinë.
“Për orarin e reduktimeve njoftoheni në vijim në njoftim. Gjithashtu, ndikime dhe reduktime të furnizimit priten edhe në zona të tjera të kryeqytetit. Ekipet tona janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht. Furnizimi do të rikthehet menjëherë sapo të stabilizohen parametrat në kanalin furnizues. Ju kërkojmë ndjesë qytetarëve për shqetësimet e shkaktuara nga natyra. Ndërsa, me ITU Albanik dhe Badoc jemi duke trajtuar ujë me kapacitet maksimal”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.



