
Veshur me uniforma të UÇK-së dhe bluza me fotografi të Thaçit, qytetarët fillojnë të mblidhen
07 gusht 2025
| 14:49
Ka filluar mbledhja e qytetarëve për protestën e sotme kundër Gjykatës Speciale, e cila do të mbahet në ora 17:00.
Nacionale ka siguruar fotografi të disa qytetarëve që kanë arritur në tashmë në Prishtinë për protestë.
Disa nga ta mbajnë bluza me fotografi të Hashim Thaçit, derisa të tjerët kanë veshur uniforma të UÇK-së.

