
Vetaksident në Broboniq të Mitrovicës, lëndohet shoferi
04 korrik 2025
| 16:20
Një vetaskident ka ndodhur këtë të premte në Broboniq të Mitrovicës.
Siç mëson Klan Kosova, shoferi i veturës ka pësuar lëndime, dhe ishte i vetëm në automjet. Mësohet se i lënduari është dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
Klankosova.tv ka kontaktuar dhe me policinë për detaje më të hollësishme.