Vetaksident në Prevallë, vdes një shtetas amerikan

09 prill 2026 | 19:35

Si pasojë e një vetaksidenti një shtetas amerikan e ka humbur jetën sot rreth orës 17:00 në Prevallë.

Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit,tha se një turist, derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë me katër rrota (ATV), në një moment ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është rrokullisur jashtë rrugës.

“Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, mashkull, shtetas amerikan, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor nga Emergjenca e Prizrenit. Njësitet policore dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mbledhjen e provave dhe dëshmive lidhur me rastin”, deklaoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Albin Kurti ka përcjellë një mesazh me rastin…