Vetaksident tragjik në Shalë të Drenasit – humb jetën një 39-vjeçar

22 qershor 2025 | 17:50

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Shalë të Drenasit, ku një burrë ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me skuter, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Blerim Mejzinolli, i cili dyshohet se ka pësuar aksident fatal pranë shtëpisë së tij.

Rasti është raportuar fillimisht në Stacionin Policor në Drenas, ndërsa personi i pajetë është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Urgjente në Komoran, ku mjeku kujdestar, ka konstatuar vdekjen e tij.

Njësiti i trafikut rajonal është vënë në dijeni për rastin dhe ka nisur procedurat për hetimin e shkaqeve që çuan në këtë tragjedi, thonë burimet e Sinjalit.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konfirmuar se viktima ishte duke drejtuar një skuter, kur për arsye ende të panjohura, ka humbur kontrollin dhe është vetaksidentuar. Në vendin e ngjarjes janë marrë veprimet e nevojshme hetimore.

Rasti është cilësuar si “Aksident trafiku me fatalitet” dhe me urdhër të prokurorit, pritet të kryhen procedurat përkatëse për hetimin e plotë të rrethanave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u shpreh se Shtetet…