Vetëdorëzohet Liridon Podrimaj i shpallur në kërkim nga policia
Është vetëdorëzuar në polici, i kërkuari nga Policia Liridon Podrimaj nga Gjakovë, i cili dyshohet për veprat penale kërcënim ndaj personit zyrtar, “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” si dhe “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Nga policia njoftojnë se ai pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me datën 12.02.2026, ka publikuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar, ku i njëjti me datën 23.02.2026 është vetëdorëzuar në Polici. Pas intervistimit dhe procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Policia e Kosovës falënderon qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme dhe mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore për garantimin e rendit dhe sigurisë publike”, njofton policia.



