
Vetëm në muajin maj janë regjistruar 1 333 ndërmarrje të reja
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin mujor “Repertori Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë – maj 2025”.
Ky raport paraqet një pasqyrë të detajuar të ndërmarrjeve të reja të regjistruara në vendin tonë, sipas sektorëve ekonomikë, madhësisë, formës ligjore dhe regjionit.
Në muajin maj 2025 janë regjistruar 1 333 ndërmarrje të reja.
Ka një rritje prej 16.6% krahasuar me muajin prill.
Gjithashtu ka një rritje prej 43.3% krahasuar me majin 2024. Regjioni i Prishtinës prin me 582 ndërmarrje të regjistruara.
Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij mujori ishin: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 321 (24.1%); Prodhim me 170 (12.8%); Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike me 161 (12.1%); Ndërtimtari me 143 (10.7%); Akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 129 (9.7%), etj.
Në kategorinë “Mikro Ndërmarrje” (0 deri në 9 të punësuar) janë gjithsej 1 321 ndërmarrje të regjistruara, në kategorinë “Ndërmarrje të Vogla” (10 deri 49 të punësuar) janë gjithsej 11 ndërmarrje të regjistruara, në kategorinë “Ndërmarrje të Mesme” (50 deri 249 të punësuar) është vetëm 1 ndërmarrje e regjistruar, kurse në kategorinë “Ndërmarrje të Mëdha“ nuk kemi ndërmarrje të regjistruara këtë muaj.
Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të regjioneve: Regjioni i Prishtinës prinë me 582 ndërmarrje të regjistruara (43.7%), Regjioni i Ferizajt me 162 (12.2%), Regjioni i Gjilanit me 147 (11.0%), Regjioni i Mitrovicës me 119 (8.9%), Regjioni i Prizrenit me 117 (8.9%), Regjioni i Gjakovës me 103 (7.7%), dhe Regjioni i Pejës me 101 (7.6%).