Vetëm në Prishtinë 324 raste të reja me Covid-19

05 nëntor 2020 | 15:14

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar gjashtë raste të vdekjes dhe 661 raste të reja të infektimit me Covid-19.

Në njoftimin për medie, IKShPK-ja ka treguar se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar  92 pacientë.

Sipas institutit, vetëm në Prishtinë janë regjistruar 324 raste të reja.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 324 raste, komuna Ferizaj 42 raste, komuna Fushë Kosovë 39 raste, komuna Gjilan 37 raste, komuna Gjakovë 35 raste, komuna Podujevë 35 raste, komuna Lipjan 19 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Mitrovicë 11 raste, komuna Drenas 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Shtime 9 raste, komuna Skenderaj 8 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Hani i Elezit 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Kllokot 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe komuna Junik 1 rast”, është thënë në njoftimin për medie.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata…