Vetëm PDK-ja votoi për rritjen e pagave për mjekët dhe policët

30 korrik 2020 | 21:12

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, në të cilën u shqyrtua buxheti i Kosovës, u propozua edhe rritja e pagave për personelin shëndetësor dhe policët për shkak të angazhimit të tyre në luftën kundër pandemisë. Por, pro një vendimi të tillë nuk votuan Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Propozimin për rritjen e pagave e dha deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ndërkohë që deputeti tjetër i PDK-së, Memli Krasniqi, thotë se pro këtij propozimi ka votuar vetëm partia e tij.

“Bëhet fjalë për amendamentet 63 dhe 64, ku vetëm deputetët e PDK-së kanë votuar pro propozimeve për rritjen e pagave për punëtorët shëndetësorë dhe policët. Asnjë deputet nga grupet e tjera nuk e ka mbështetur këtë thirrje”, ka thënë Krasniqi.

Propozimi për rritjen e pagave mori vetëm 24 vota pro, aq sa ishin deputetët e PDK-së në sallë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka…