
Vetëplagoset 28 vjeçari në Tiranë
18 maj 2025
| 10:40
Një 28 vjeçar u raportua se fillimisht ishte plagosur në këmbë në orët e para të së dieles te Komuna e Parisit në Tiranë.
Por, pas hetimeve të zhvilluara nga ana e policisë, ai bashkë edhe me dy persona të tjerë përfunduan në pranga, kurse një tjetër është shpallur në kërkim.
Kjo pasi që tani i dyshuari, fillimisht ishte paraqitur si viktimë, por më pas u konstatua se ai e ka plagosur aksidentalisht vetën në këmbë me armën që e posedonte pa leje.
Ngjarja kishte ndodhur në një lokal.