Veteranët dhe Estrada nderojnë legjendën Fadil Vokrri

23 korrik 2020 | 22:14

Në shënim të ditëlindjes së Legjendës së futbollit mbarëkombëtar, Fadil Vokrri, sonte, në stadiumin që e bartë emrin e tij është zhvilluar ndeshja revyale ndërmjet ekipit të Veteranëve dhe ekipit të Estradës.

Kjo ndeshje u zhvillua në organizim të FFK-së, Ligës së Veteranëve dhe grupit të tifozëve “Dardanët”. Në fushën e gjelbër u paraqitën emra të njohur të futbollit dhe të estradës, duke e nderuar kësisoj figurën e ish-presidentit të FFK-së, i cili dy vite më parë u nda nga jeta. Për shkak të situatës me pandeminë numri i pjesëmarrësve në këtë aktivitet ishte i kufizuar, teksa të pranishëm ishin edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi si dhe familjarë e miq të Legjendës.

Fitores në këtë ndeshje revyale iu gëzuan Veteranët e futbollit, me rezultat 6:2. Në minutën e 9-të loja u ndërpre për të nderuar me duartrokitje të gjata veprën dhe karrierën e Legjendës, teksa në ekran u shfaq edhe një video e përgatitur për këtë datë nga grupi i tifozëve “Dardanët”.

Në fund, të dyja ekipet u nderuan me medalje, të cilat i shpërndau kryetari i Ligës së Veteranëve, Enes Shosholli, derisa trofeun ekipit fitues ia ndau presidenti Agim Ademi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se…