
Veteranët e Lipjanit mbështesin Shukri Bujën
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka marrë mbështetjen e fuqishme të veteranëve dhe bashkëluftëtarëve të UÇK-së nga kjo komunë dhe rrethina.
Në një tubim të mbajtur mbrëmë, Buja u shpreh se kjo përkrahje për të ka një domethënie të veçantë:
“Besimi i tyre është frymëzimi im më i madh dhe përgjegjësia ime më e shenjtë për të ecur me guxim drejt fitores. Zgjidhja e sfidave të tyre të punësimit, banimit dhe mirëqenies është amanet që e mbaj me zemër,” – deklaroi Buja.
Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, njëri nga ish-themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili gjithashtu i dha përkrahje kandidatit të PDK-së.
Buja e përmbylli fjalën e tij me besimin se fitorja në zgjedhjet lokale i takon qytetarëve dhe strukturave që i kanë qëndruar gjithmonë pranë:
“Fitorja është e jona!”