Veteranët e UÇK-së bëhen gati për protestën në Strasburg
11 nëntor 2025
| 14:35
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka mbledhur Këshillin Drejtues të saj rreth përgatitjeve për protestën e 16 nëntorit që mbahet në Strasburg.
Përmes një njoftimi në “Facebook”, kjo organizatë ka ftuar të gjithë shqiptarët të bashkohen në Strasburg.
“Ftohen të gjithë shqiptarët të bashkohen me ne në Strasburg, më 16 nëntor, ora 13:00, pranë selisë së Këshillit të Evropës, aty ku filloi padrejtësia ndaj UÇK-së dhe Kosovës”, është thënë në njoftimin e OVLUÇK-së.
Protesta e Strasburgut në mbështetje të krerëve të UÇK-së vjen pas atyre që janë mbajtur në Prishtinë, Tiranë dhe Hagë.



