Veteranët takojnë Avokatin e Popullit, diskutojnë për dërgimin e Speciales në Kushtetuese

06 tetor 2020 | 15:32

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka bërë të ditur se sot janë takuar me Avokatin e Popullit, Naim Qelajn.

Klinaku në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se së bashku kanë biseduar për Specialen dhe mundësinë e interpretimit në Gjykatë Kushtetuese.

“Sot, Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së takuan avokatin e popullit Naim Qelaj. Përveç urimit të detyrës që ia bëmë, biseduam edhe rreth çështjes së skadimit të afatit të gjykatës speciale, dhe mundësinë e interpretimit në gjykatën kushtetuese”, ka thënë Klinaku.

Sot, Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së takuan avokatin e popullit z.Naim Qelaj. Përveç urimit të detyrës që ia bëmë,…

Publiée par Faton Klinaku sur Mardi 6 octobre 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bizneset gjatë kohës së pandemisë, por edhe pas stabilizimit sado…