Veterani i UÇK-së Agim Pllashniku me aksion para MPJD-së: “Hashim Thaçi na solli lirinë dhe pavarësinë”
12 mars 2026
| 14:15
Veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku, ka zhvilluar sot një aksion simbolik para objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), duke deklaruar se “Hashim Thaçi na solli lirinë dhe pavarësinë”.
Reagimi i tij vjen pas publikimit të një fotografie në media, ku shihet portreti i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i vendosur në bodrumin e MPJD-së, mes mbeturinave, shkruan “Epoka e re”.

Pllashniku ka reaguar ashpër për këtë veprim, duke thënë se personat përgjegjës për hedhjen e fotografisë së ish-presidentit në atë ambient duhet të shkarkohen nga detyra.
Ai e ka cilësuar këtë veprim si të papranueshëm dhe si mungesë respekti ndaj figurës së ish-presidentit Thaçi.




