Veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku, shpërndan postera në mbështetje të krerëve të UÇK-së në Hagë

11 shkurt 2026 | 16:15

Derisa në Dhomat e Specializuara po zhvillohet dita e tretë e deklaratave përmbyllëse në gjyqin kundër krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit – veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku, ka ndërmarrë sot një aksion duke shpërndarë postera nëpër institucionet e vendit në Prishtinë me mbishkrimet: “Drejtësi, jo politikë”, “Gjykata e Hagës kriminale” dhe “Gjykata e Serbisë”.

Ai ka deklaruar se këtë aksion e ka ndërmarrë pas, sipas tij, akuzave të pabaza që Prokuroria e Speciales ka paraqitur ndaj krerëve të UÇK-së.

No description available.

Pllashniku ka shtuar se, pas këtij procesi, pret që krerët e UÇK-së të dalin fitimtarë edhe në këtë, siç e quajti ai, betejë të padrejtë. “Ata janë çlirimtarët tanë, liria jonë dhe shtetndërtuesit tanë”, ka thënë ai.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati amerikan i Hashim Thaçit, Pierre Prosper, gjatë deklaratës përmbyllëse,…