
Veterani i UÇK-së përplaset verbalisht me Fitore Pacollin, e quan “hajne” (video)
25 korrik 2025
| 18:24
Veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku, është përplasur verbalisht me Fitore Pacollin.
Ai i ka çuar deputetes Pacolli për t’ia paguar faturën që kishte pirë në atë restaurant dhe i ka thënë deputetes Pacolli se është “hajne” dhe se duhet t’i vijë marre që “po e vjedh Kosovën”.
“Marre me vjedh këtë shtet”, thotë veterani i UÇK-së.
Deputetja Pacolli shihet në pamje se ia ka gjuajtur faturën dhe që është ngritur në këmbë duke i thënë se “nuk frikësohet”.