Veteranin e luftës që i tha Fitore Pacolli hajneshë e largon Vetëvendosja nga vendi i punës

31 korrik 2025 | 18:41

Veteranin e luftës, Agim Pllashnikun, e kanë larguar nga vendi i tij i punës në ndërmarrjen “Ibër-Lepenci”.

Vendimin për largimin e tij e ka marrë Faruk Mujka, në cilësinë e Kryeshefit Ekzekutiv, ka shkruar në Facebook gazetari Lirim Mehmetaj.

“Largimi i tij nga puna vjen pasi ai i tha Fitore Pacollit, atë çka ajo është, një hajneshë e paskrupullt që paratë e popullit i abuzon me familjarët e vet”.

“A jeni ka e kuptoni skandalin? Në Kosovën e lirë e të pavarur, anëtari i partisë së Mira Markoviçit, gruas së Slobodan Millosheviç-it, Faruk Mujka, hajduti që iu gjetën paratë e vjedhura nën jastëk, e largon nga puna luftëtarin e lirisë”, ka shkruar Mehmetaj.

“Deri kur shqiptarët e ngratë kanë me leju që servilët e Milloshit me ua diktu jetën në Kosovën e lirë. A ka mbet trohë dinjiteti në këtë popull që lejon abuzimin me ish ushtar të UÇK-së për qejfe personale perverse të Faruk Serbofilit”.

“Nëse kemi me leju me u ri-vendos ky standard ku shërbëtorët e kasapit serb me na e përcaktu jetën në shtetin e lirë, atëherë kjo është ma keq se robëri, kjo atëherë është përzgjedhje me jetu si skllevër të gubanave të Albin Strujës”, ka shkruar Mehmetaj, i cili ka publikuar edhe dokumentin që largohet nga puna Agim Pllashniku.

Linku i shkrimit:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid023XjChTvi6CF6wc4sj9ksJT773JJ21oG9wQ8drRBgVdkVw7Xjvtg3SU4aGvGbN5UPl&id=100000256338812&mibextid=Nif5oz

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përveç AAK-së dhe PDK-së edhe Nisma Socialdemokrate ka shprehur mbështetjen…