Vetëvendosja e nisi mocionin për ta futur PDK-në në kurth

15 shtator 2020 | 08:43

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë në Interaktiv të KTV-së se Lëvizja Vetëvendosje e ka nisur mocionin për rrëzimin e qeverisë si kurth për PDK-në.

Ai thotë se LV-ja nuk e kishte qëllim parësor rrëzimin e qeverisë, por vënien në situatë të keqe të PDK-së.

“LV e ka filluar mocionin për ta futur PDK-në në një kurth, në një situatë të keqe. Tani edhe mund të vijë koalicioni, por nuk do të kalojë. Nëse presin që ky koalicion do të bjerë për shkaqe të cilat mendojnë, gabojnë. E dinë që LV-ja dhe PDK-ja nuk i kanë numrat për rrëzim. Kam informata se kur ka nisur mocioni kanë nisur që të kërkohet nga PDK-ja rrëzimi i qeverisë për shkaqe që ata i dinë, por më vonë ka evoluar. Por, në fillim ka nisur si kurth”.

Ai thotë se nuk ka pasur bisedime konkrete për futjen e PDK-së në koalicion qeverisës.

“Nuk ka pasur negociata konkrete për kyçjen e PDK-së në koalicion, ende jo. A do të ketë, nuk mund ta di. Cili do të jetë qëndrimi i AAK-së pasi ta marrim vendimin do ta bëjmë publik”, ka thënë Gjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i PDK-së, Kujtim Gashi, ka thënë se do ta…