Vetëvendosja ia dorëzon Haradinajt peticionin kundër demarkacionit

20 mars 2018 | 16:51

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje ia kanë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës, kryeministrit Ramush Haradinaj peticionin e mëhershëm kundër demarkacionit me Malin e Zi.

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se këtë peticion me 205 mijë nënshkrime të qytetarëve, ia kanë sjellë kryeministrit Haradinaj për t’ia kujtuar se edhe ai është angazhuar për mbledhjen e këtyre nënshkrimeve.

Më tutje, Konjufca ka ftuar deputetët që mos ta votojnë demarkacionin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë…