
Vetëvendosja prin bindshëm në Mitrovicë
14 shkurt 2021
| 21:46
Lëvizja Vetëvendosje, nga 14. 74 për qind të votave të numëruara për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, po prin e para në Komunën e Mitrovicës së Jugut.
Me 2 416 të votave ose 63. 75 për qind të votave, Vetëvendosja po qëndron mbi 1 500 vota përpara subjektit të dytë, Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Mitrovicës së Jugut.
Ndërkaq, në vendin e tretë radhitet LDK-ja me 253 vota ose 6.68 për qind.
Diferenca mes LV-së dhe PDK-së ishte dyshifrore në votat e numëruara nga zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, të mbajtura më 2019-ën.