Vetëvendosje: Aktivistët duhet të shpallen të pafajshëm

26 shkurt 17:25

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për lirimin nga paraburgimi të tre aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, kjo lëvizje nëpërmjet një komunikate ka kërkuar që të shpallen të pafajshëm këta aktivistë.

“Gjykata e Apelit ka ndërprerë sot masën e paraburgimit ndaj tre aktivistëve të dënuar për sulmin në Kuvend, duke e zbutur kësisoj një padrejtësi e cila ka filluar qysh prej datës 29 gusht 2016 kur ishin arrestuar gjashtë aktivistë të Lëvizjes”.

“Kjo gjykatë ua ka caktuar masën për mbrojtje në liri aktivistëve Egzon Halitit, Frashër Krasniqit, dhe Atdhe Arifit të cilët Prokuroria speciale padrejtësisht i ka akuzuar për kryerje të veprës penale e bashkë me ta edhe Adea Batushën. Të katër bashkë Gjykata e Shkallës së parë i pati dënuar me 21 vite burg”.

“Megjithëse aktvendimi ka të bëjë vetëm me ndërprerjen e masës së paraburgimit është hap i mirë që aktivistëve t’u rikthehet liria e rrëmbyer padrejtësisht. Kjo masë nuk është e mjaftueshme dhe ne kërkojmë lirimin e plotë dhe shpalljen e tyre të pafajshëm. Kjo është më e pakta që mund të bëhet si korrigjim i padrejtësive të shkaktuara në një proces i cili deri më tani i ka marrë 18 muaj. Drejtësia duhet të triumfojë përmbi ndikimin dhe diktatin politik”, është thënë në komunikatën e Vetëvendosjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Intervistoi: Mimoza Kelmendi U deshën 27 vjet që më në…