Vetëvendosje e përjashton nga partia Besnik Mujecin

15 gusht 2023 | 17:05

Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar asamblistin, Besnik Mujeci, i cili është arrestuar në Shqipëri nën dyshimin për trafikim droge.

Lajmin e ka bërë me dije sekretari organizativ i LV-së, Alim Rama..

“Pas marrjes së informacionit për arrestimin e asamblistit të Komunës së Prishtinës nga radhët e subjektit tonë,  Komisionin Disiplinor i LV menjëherë ka trajtuar këtë rast. Si rrjedhojë Komisioni Disiplinor i Lëvizjes Vetëvendosje! në mbledhjen e tij mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje!”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Sipas tij, LV-ja mbetet e përkushtuar që dukuritë e tilla do të jenë absolutisht të patolerueshme dhe të ndëshkuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United e nisi sezonin e ri në Premier League…