Vetëvendosje e vetme në Kuvend, nis seanca e thirrur për buxhetin

19 nëntor 2025 | 11:39

Në seancën e parë të thirrur nga Kuvendi i Kosovës për buxhetin, po merr pjesë vetëm Lëvizja Vetëvendosje.

PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe Nisma e kanë bojkotuar këtë seancë, duke e akuzuar partinë e Albin Kurtit.

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se kjo seancë është një skemë e radhës e Qeverisë në ikje siç tha ajo për të mbuluar krizën në të cilën po e fusin vendin, si dhe është e paligjshme dhe tërësisht në kundërshtim me rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Ndërsa deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se ky është treni i fundit i përpjekjeve manipuluese të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në anën tjetër, Arbëreshë Krasniqi, deputete e Nismës, ka thënë se ky subjekt nuk merr pjesë në këtë seancë, pasi sipas tyre është e thirrur jashtë rregullave ligjore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat…