Vetëvendosje fton Veliun në interpelancë për hyrjen e xhandarëve serbë në Karaçevë

13 gusht 2020 | 17:03

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka ftuar në interpelancë ministrin e Punëve të Brendshme (MPB), Agim Veliu, në lidhje me hyrjen e xhandarëve serbë në Karaçevë të Kamenicës.

Kjo lëvizje ka theksuar se një veprim i tillë tregon se sa e papërgjegjshme është qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti.

“Vetëpërjashtimi që po bën Qeveria e Kosovës nga përgjegjësia kushtetuese dhe ligjore për të kontrolluar kufijtë dhe integritetin territorial dhe për të mbrojtur qytetarët, është i papranueshëm dhe dëmton edhe më shumë pozitën e Kosovës. Kjo sjellje e papërgjegjshme sikur ajo pjesë nuk është brenda territorit të Republikës së Kosovës vetëm sa nxitë ndërhyrjet e Serbisë. Sot, nënkryetarja e Lëvizjes, njëherit deputetja Fatmire Mulhaxha- Kollçaku, në emër të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka paraqitur lëndën që thërret në interpelancë ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliun, për çështjen e patrullimit të pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, respektivisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës”, është thënë në njoftimin e Vetëvendosjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ka bërë  të ditur se…