Vetëvendosje i kërkon Hotit shpjegime për ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë

17 gusht 2020 | 10:44

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka dorëzuar sot kërkesën për kryeministrin Avdullah Hoti për shpjegime lidhur me ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë.

“Vendimi për të ndërprerë punimet në ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë është jashtëzakonisht i dëmshëm, jo vetëm në aspektin ekonomik e infrastrukturor, por edhe në atë politik e shtetëror. Qeveria e Kosovës e ka përgjegjësi mbrojtjen dhe afirmimin e interesave të shtetit të Kosovës dhe të qytetarëve të saj”, është shprehur Adnan Rrustemi nga ky subjekt.

Ai ka thënë se nisur nga kjo deputetë të grupi parlamentar i LV-së, sot, kanë dorëzuar kërkesën për shpjegime në lidhje me ndërprerjen e punimeve në realizimin e këtij projekti.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka zhvilluar një takim me…