
Vetëvendosje kandidon Filiz Mustafën për kryetar të Dragashit
“Sharri i bukur meriton edhe qeverisje të mirë në nivel lokal. Filiz Mustafa është kandidati ynë për kryetar të komunës. 12 tetori do të jetë datë e ndryshimit padyshim edhe në Sharr”, kështu e kanë nisur prezantimin e kandidatit të tyre, Lëvizja Vetëvendosje.
Njoftimi i plotë:
Sot, në një tubim me strukturat e Lëvizjes në Sharr, me praninë e Kryeministrit Albin Kurti, sekretarit organizativ, Alim Rama, deputetit dhe koordinatorin e qendrave të LVV-SË Salih Zyba, zv. Ministres Dafina Gexha Bunjaku u konfirmua mbështetja për kandidaturën e Filiz Mustafa për kryetar të komunës së Sharrit.
Në një komunë me potencial të madh natyror, bujqësor dhe turistik si Sharri, prioritet i qeverisjes tonë do të jetë ndalimi i migrimit masiv të të rinjëve, zhvillimi i infrastrukturës, mbështetja për fermerët, përmirësimi i shërbimeve arsimore dhe shëndetësore, si dhe forcimi i pjesëmarrjes së të rinjve dhe grave në jetën publike.
Lëvizja VETËVENDOSJE! beson se ndryshimi në nivelin lokal është thelbësor për drejtësi dhe zhvillim të barabartë në çdo cep të vendit. Me Filiz Mustafën në krye të komunës, qytetarët e Sharrit do të kenë një udhëheqës të denjë, që i dëgjon, i përfaqëson dhe i shërben me përgjegjësi.
Urime të gjjthë qytetarëve të Sharrit! Na priftë e mbara!