Vetëvendosje: Kosova me normën më të ulët të inflacionit në rajon

02 gusht 2023 | 14:45

Lëvizja Vetëvendosje, e cila udhëheq me qeverinë ka bërë me dije të mërkurën se Kosova ka normën më të ulët të inflacionit në rajon me vetëm 2.8 për qind.

Këtë statistikë, kjo lëvizje e ka bërë publike duke cituar të dhënat e “Trading Economics”, ku thuhet se norma vjetore e inflacionit në Kosovë në muajin e qershor të këtij viti ka rënë në 2.8 për qind nga 4.3 për qind.

“Norma vjetore e inflacionit në Kosovë në muajin e gjashtë (qershor) 2023 ka rënë në 2.8 për qind nga 4.3 për qind sa ishte evidentuar në muajin e pestë (maj) 2023, duke shënuar kështu normën më të ulët të inflacionit prej muajit qershor 2021, thotë matja e ‘Trading Economics’”, ka njoftuar Vetëvendosje.

Sipas matjeve të “Trading Economics”, në Kosovë kategoria më e rëndësishme në indeksin e çmimeve të konsumit është ushqimet dhe pijet joalkoolike (40 për qind e peshës totale). “Transporti zë 16 për qind,  mobilje, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje për 8 për qind, banesat dhe shërbimet komunale për 7 për qind dhe pijet alkoolike e duhani për 6 për qind. Veshje dhe këpucë, komunikimi, rekreacion dhe kulturë, restorante, hotele, shëndeti, arsimi dhe mallrat dhe shërbimet e ndryshme përbëjnë 24 për qind të peshës së përgjithshme”, ka njoftuar partia e kryeministrit Albin Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 54-vjeçar është vënë në pranga në Durrës, pasi dyshohet…