Vetëvendosje ndryshon kandidaten, as Gërvalla nuk i merr votat për kryeparlamentare

20 gusht 2025 | 11:32

Pas dështimit të Albulena Haxhiut, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit.

As Gërvalla nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për kryetare të Kuvendit. Në favor të Gërvallës kanë votuar 57 deputetë, 56 kundër dhe 3 kanë abstenuar.

Pas këtij dështimi, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ka ndërprerë punimet e seancës, duke bërë me dije se vazhdimi i kësaj seance do të mbahet të premten.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës i janë kthyer votimit të…