Vetëvendosje organizon referendum për marrëveshjen me LDK-në

02 shkurt 2020 | 12:16

Pas finalizimit të marrëveshjes me LDK-në, kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, do të fillojë një referendum në partinë e tij për të aprovuar marrëveshjen.

Ndryshe prej LDK-së që do të mbledhë Këshillin e Përgjithshëm sot në ora 13:00 për propozimin e emrave të ministrave.

Në Vetëvendosje kanë drejtë vote 40 mijë anëtarë me mënyrën e votimit: një anëtar, një votë.

Për këtë proces janë duke u përgatitur strukturat e LV-së për të hapur kutitë e votimit në 30 qendra në mbarë Kosovën deri në fund të ditës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, 2 shkurt 1990, bëhen 30 vite të fillimit të…