Vetëvendosje paralajmëron moslejimin e Driton Selmanajt në seancat plenare të Kuvendit

23 nëntor 2020 | 11:46

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se grupi parlamentar i kësaj lëvizje ka vendosur të refuzojnë lejimin e vazhdimit të çfarëdo seance plenare të Kuvendit ku është i pranishëm zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.

Ky reagim i Bashës ka ardhur pas deklaratave të Selmanajt në lidhje me çështjen e të pagjeturve.

“Si grup parlamentar kemi vendosur që të refuzojmë të lejojmë vazhdimin e çfarëdo seance plenare ku është i pranishëm Driton Selmanaj. Për ne si lëvizje, ky njeri është i papranueshëm në Kuvend! Çështja e të pagjeturve nuk është çështje e një subjekti politik apo individi te caktuar, por është problem dhe dhimbje që prek të gjithë qytetarët e kësaj Republike”.

“Qëndrimet e Jabllanoviqit dhe Driton Selmanajt nuk kanë hapësirë në sferën publike, dhe prandaj është krejtësisht e domosdoshme kërkesa e gjithë qytetarëve, pa dallim subjekti, që Driton Selmanajn duhet ta pret fati i njëjtë si i Jabllanoviqit, pra shkarkimi i menjëhershëm”, ka shkruar Basha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Dimal Basha – Agim Veliut: Ka mendu që është në Llap këtu me ba çka don

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti i Oksfordit ka njoftuar rezultatet e fundit të vaksinës…