Vetëvendosje prezanton rezultatet e anketimit me qytetarë, Kurti i preferuar për kryeministër

06 janar 14:17

Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje përmes një konference për medie ka prezantuar rezultatet e një anketimi të realizuar nga “UBO Consulting”, ku Albin Kurti ka dalë të jetë lideri më i përshtatshëm për kryeministër të Kosovës.

Sipas rezultateve të prezantuara nga nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, 19.7 për qind e të anketuarve preferojnë Kurtin për kryeministër, i cili pasohet nga Kadri Veseli me 15.8 për qind, Ramush Haradinaj me 14.9 për qind dhe Isa Mustafa me 13.2 për qind.

Duke iu referuar këtyre sondazheve, Shpend Ahmeti, Fatmir Limaj, Mimoza Kusari dhe Behgjet Pacolli radhiten të fundit me 4.4 për qind, 4.3 për qind, 2.3 për qind, dhe 1.4 për qind.

Më tutje, Bislimi ka theksuar se liderët politikë që janë në krye të dialogut me Serbinë konsiderohen më së paku të përshtatshëm për të udhëhequr me ekzekutivin.

Të dhënat tjera nga anketimi i Vetëvendosjes tregojnë se ka dyfishim të numrit të personave që do të votonin, përderisa në qoftë se do të mbaheshin zgjedhje rezultati e vendose në krye LDK-në me 27 për qind, pasuar nga Vetëvendosja me 22 për qind, PDK-ja 20 për qind, AAK-ja 12 për qind, si dhe Nisma Socialdemokrate që do e kalonte pragun.

Besnik Bislimi ka thënë se Vetëvendosje ka rritje të vazhdueshme gjatë vitit 2018, ndërsa PDK-ja po vazhdon me rënie.

Ky anketim është kontraktuar nga Vetëvendosje dhe është realizuar në muajin dhjetor.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, Fatmir Limaj,…