Vetëvritet një 33-vjeçar në Qendrën e Paraburgimit

19 gusht 2021 | 11:39

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se sot rreth orës 07:45 në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, i paraburgosuri me inicialet Y.D i lindur më 1988, është gjetur i vetëvarur me shenja jete me jelekun e tij në dritaren e dhomës.

“Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, me ç’rast edhe është dërguar me urgjencë në Emergjencën e SHSKUK-së, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë, dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK”, ka bërë të ditur SHKK..

Sipas njoftimit, Y.D ka qenë përdorues i drogave, me çrregullime mendore, recidivist për dhune në familje, nën trajtim psikiatrik, psikologjik dhe mjekësore. Po ashtu tan kohën ka qenë nën përcjellje, varësisht nga gjendja e tij shëndetësore.

Siç njofton SHKK, Y. D ishte i dyshuar për veprën penale dhunë në familje.

“Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka themeluar Komisioni Hetimor Administrativ. Stafi mjekësor i Qendrës së Paraburgimit Prishtinë ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin. Autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes”, thuhet në noftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka shkëlqyer sërish…