Vetmitari

16 prill 2020 | 22:59

Emin Z. Emini

VETMITARI

(Një mënyrë për të shpëtuar nga virusi me kurorë)

atje diku në paanësinë
ndërmjet zjarrit e planetëve
në pluhurin e terrtë kozmik
jam grimcë
spërkatur me dritë

shpirtthërrmuar rreth orbitës sate të prushtë
vërtitem

ç’koreografi
të godas me mollë
i pret me shami prej ere

koha dhe hapësira marrin tjetër trajtë
gjithseçka ka pamje të parajstë

zo’ ruajna shkëputjes nga graviteti

pa ty moirë
s’do të isha veçse vetmitari i xhehnemit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
* erdhi fundjava ikën fqinjët po ikin të mitë po…