
Veton Berisha: Jam i gatshëm të votoj për të mirën e Kosovës
18 prill 2025
| 13:13
Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka dalë me një deklaratë për formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Berisha ka thënë se nuk është për bllokimin e proceseve, por se mbështetja e tij “nuk është nënshtrim” e “heshtje përballë mangësive”.
“Jam i gatshëm ta votoj për të mirën e Kosovës, komunitetit tim egjiptian dhe të gjithë qytetarët pa dallim! Nuk jam për bllokimin e proceseve që i shërbejnë qytetarëve, stabilitetit të vendit dhe zhvillimit institucional. Mbështetja ime nuk është NËNSHTRIM, nuk është heshtje përballë mangësive! Është qëndrim i pjekur politik që i vë interesat e qytetarëve mbi kalkulimet e ngushta të partive”, ka shkruar Berisha.