Veton Tusha shpallet ‘Ylli i Javës’ në Superligë

23 mars 2026 | 11:33

Futbollisti i Dritës, Veton Tusha është shpallur më i miri për xhiron e 26-të në Superligë, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të hënën.

Tusha e ka fituar çmimin “Ylli i Javës” pasi është vlerësuar si lojtari me paraqitjen më të mirë në Superligë nga Komisioni i Veteranëve të futbollit.

Në fakt, Tusha ishte edhe më i merituari për fitoren e Dritës në derbin kundër skuadrës së Gjilanit, të cilën e mposhti me rezultatin 1:0.

Tusha ka realizuar golin e vetëm në këtë ndeshje, në të cilën luajti deri në minutën e 76-të.

Me këtë fitore, Drita është shkëputur në krye të tabelës me 48 pikë, tri më shumë se Ballkani që renditet i dyti në tabelë kurse Tusha ka regjistruar golin e tij të katërt këtë sezon në 20 paraqitje në Superligë.

Pasi ka marrë çmimin “Ylli i Javës”, Tusha është shprehur tejet i lumtur për vlerësimin, duke shtuar se ndihet shumë i lumtur që ka ndihmuar Dritën ta fitojë derbin kundër Gjilanit.

Gjithashtu, Tusha ka thënë se Drita do të luftojë deri në fund për titullin e kampionit kurse sa i përket çmimit, atë ia dedikoi tifo-grupit “Intelektualët” si dhe ka falënderuar bashkëlojtarët, stafin e trajnerëve dhe familjen që i qëndrojnë afër gjithmonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, në emër të…