
Veton Tusha vazhdon karrierën në Poloni
19 shkurt 2022
| 14:11
Futbollisti kosovar Veton Tusha është bërë lojtari i ri i skuadrës polake Bruk-Bet Termalica. Transferimi është zyrtarizuar nga klubi që zë vendin e fundit në tabel.
19 vjeçari ka ardhur si përforcim shumë i rëndësishëm në synimin e klubit për të shpëtuar nga rënia në ligën e dytë.
Së fundmi ai ka luajtur në Denizlispor në Turqi. Teksa karrierën e filloi në vendlindje në klubet e AF New Star Kacanik dhe Arsenal. Ai u paraqit edhe për juniorët e Vardarit të Shkupit. Tusha numëron 4 paraqitje për kombëtaren U21 të Kosovës.