Vettel: Disa herë kam qenë me një këmbë jashtë Formulës 1

18 shtator 2020 | 11:04

Pas largimit nga Ferrari, piloti gjerman Sebastian Vettel do ta pilotojë makinën Aston Martin. Një transferim i pritshëm, pasi ishte skuadra e vetme ku katër herë kampioni i botës mund të shkonte, aq edhe surprizë, pasi bëhet fjalë për një makinë inferiore krahasuar me Ferrarin.

“Nuk ishte një vendim i lehtë. Javët dhe muajt e fundit kanë qenë të vështirë. Madje ju konfirmoj se disa herë kam menduar për t’u tërhequr përfundimisht nga garat. Ishte një situatë që nuk e kisha përjetuar më parë. Mendoj se ky ishte vendimi më i mirë i mundshëm dhe koha do ta vërtetojë. Unë do ta jap maksimumin”, ka thënë Vetteli.

Te Astron Martini, Sebastian Vettel do të ketë si shok skuadre Lance Strollin, djalin e pronarit Lawrence Stroll. “Doja të qëndroja në Formula 1 nëse do të kishte një projekt tërheqës. Rikthimi i kësaj marke në Formula 1 është i tillë dhe jam krenar që jam pjesë e këtij projekti. Gjithsesi, disa herë kam qenë me një këmbë jashtë Formulës 1”, ka deklaruar Vetteli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetar i Komunës së Lipjanit, Shukri Buja është dënuar me…