Vetteli: Në 2019-n synoj titullin e kampionit

23 dhjetor 2018 | 18:12

Piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel, ka publikuar një letër drejtuar skuadrës së tij. Ai e ka bërë të qartë objektivin për vitin 2019 që është, pa dyshim, fitorja e kampionatit të Formulës 1.

“Ju falënderoj të gjithëve për gjithçka. Edhe pse nuk arritëm dot ta sjellim titullin botëror në Maranello, mund ta themi me zë të lartë që dhamë maksimumin, e duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Duhet t’i përveshim mëngët, të përpiqemi të komunikojmë më mirë mes nesh, me besim e vlerësim reciprok. Ta ndihmojmë njëri-tjetrin për gjithçka. Vetëm duke punuar si një skuadër e fortë dhe e bashkuar mund ta bëjmë hapin tjetër”, shkruan Vetteli në letrën e tij.

Në letrën e tij, Vetteli bëri edhe një premtim personal, që ka të bëjë pikërisht me objektivin e “kokëkuqes” italiane. “Ju premtoj se për vitin 2019 do të jap gjithçka që mundem për ta arritur objektivin tonë madhor”, vijon letra e Vettelit. “Ju uroj të gjithëve më të mirat e faleminderit shumë, Sebastian!” Pas një faze të parë shumë të mirë të sezonit 2018 në Formulën 1, Sebastian Vetteli humbi shumë terren kundrejt rivalit Lewis Hamilton në pjesën e dytë të tij, e në fund u mposht sërish nga britaniku, që siguroi titullin e pestë për pilotë në karrierë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muajt e fundit, Qeveria e Kosovës, mediet, por edhe opinioni…