Vetteli tallet me Hamiltonin

04 dhjetor 2019 | 11:06

Pas garës së fundit në Abu Dhabi janë shtuar zërat se Lewis Hamilton mund të pilotojë një makinë Ferrari, duke nisur nga viti 2021. Çka do të thotë se një nga dy pilotët aktualë të “kokëkuqes” do të largohet. Në këtë rast, më i rrezikuari është Sebastian Vettel, që i skadon kontrata pas një viti.

Duke folur për këtë problem, Vettel ka deklaruar: “Nuk e di se kush i ka përhapur këto fjalë, por me sa duket di më shumë gjëra se unë”.

“Unë di që Hamilton është një pilot i Ferrarit… si një klient, pasi e ka blerë një makinë të tillë. Madje është një klient i mirë, pasi ka më shumë se një makinë Ferrari”, ka thënë Vettel.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka…