Vetura bie poshtë urës në Drejë të Istogut, lëndohen katër persona

16 mars 2025 | 17:53

Në Drejë të Istogut ka ndodhur një vetaksident i rëndë.

Një veturë ka rënë poshtë urës të këtij fshati.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se nga ky vetaksident janë lënduar katër persona.

“Rreth orës 14:00 ka ndodhur një vetaksident në fshatin Drejt të Istogut, ku katër persona janë lënduar, por sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë”, kanë thënë nga Policia për Reporteri.net.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë stafi shëndetësor e policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Joan Pelushi ka lindur në janar 1956 në Tiranë, në…