
Vetura e Liburn Aliut sulmohet nga serbët në Leposaviq, gjuhet me ngjyrë të kuqe (video)
13 qershor 2023
| 11:43
Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, i cili në orët e hershme të mëngjesit ka hyrë në ndërtesën e komunës së Leposaviqit, është larguar pas gjysmë ore dhe serbët e grumbulluar kanë hedhur ngjyrë të kuqe në drejtim të vetura së ministrit, i cili më pas është përcjellë në drejtim të stacionit të policisë.
Aliu ka vizituar kryetarin e sapoemëruar Lulzim Hetemi, i cili prej 16 ditësh nuk kishte dalë nga ndërtesa e komunës.
Ndërkohë serbët për të 16-tën ditë po protestojnë para ndërtesës së komunës në Leposaviq. Ata po kërkojnë largimin e kryetarit dhe Njësisë Speciale nga ajo pjesë.