Vetura e parë e Sharp më afër prodhimit, mund të lidhet me pajisje shtëpiake
Për dekada të tëra, njerëzit e njihnin Sharp kryesisht për televizorët, furra e mikrovalë dhe pastruesit e ajrit, jo për asgjë me rrota.
Tani duket se kompania synon ta zgjerojë komoditetin e teknologjisë së saj shtëpiake edhe në rrugë.
Gjigandi japonez i elektronikës po e thellon zgjerimin e tij në sektorin e automobilave, duke u mbështetur në aftësitë e Foxconn në kërkim-zhvillim dhe prodhim për ta bërë këtë.
Projekti i tyre i fundit është një version shumë më i zhvilluar i konceptit të minivanit elektrik LDK+, i cili do të zbulohet në Panairin e Lëvizshmërisë në Japoni më vonë këtë muaj.
LDK+ më i fundit është dukshëm më afër formës së një automjeti gati për prodhim krahasuar me prototipin e vitit 2024.
Përmasat tani janë më në përputhje me një minivan.
Sharp e parashikon LDK+ si një “zgjerim të dhomës së ndenjes”.
Vetura elektrike përfshin platformën AIoT të Sharp, e cila i lejon asaj të lidhet me pajisje shtëpiake si pajisje të ndryshme, kondicionerë dhe lavatriçe.
Ajo përdor Inteligjencën Artificiale për të mësuar zakonet dhe preferencat e përdoruesve dhe mbështet funksionalitetin V2H dhe integrimin e paneleve diellore.
Sharp nuk e ka konfirmuar se kur ose ku do të lansohet minivani, por më shumë detaje priten më 30 tetor. /Telegrafi/





