Vetura godet një këmbësor në Prishtinë

30 janar 2026 | 20:28

Një këmbësor është goditur nga vetura pasditen e së premtes në rrugën “Tirana” në Prishtinë.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana ku tha se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas Pllanës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00, ndërsa me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit.

‘’Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Tirana në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Sipas informatave fillarestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit’’, ka njoftuar Pllana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
354 anëtarë të Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nesër…