Vetura hyn brenda xhamisë, lëndohen tre persona

13 qershor 2022 | 14:34

Mesnatën mes 12 dhe 13 qershorit, ka ndodhur një vetaksident trafiku në rrugën “Wesley Clark” në Pejë.

Vetura e tipit Passat, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar brenda xhamisë ” Mesxhidi i madh” në Pejë.

Policia ka konfirmuar se si pasojë e vetaksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës dhe më pas janë liruar për në shtëpi.

Pamje nga vendi i ngjarjes kanë publikuar mediat lokale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVLUÇK-së, Faton Klinaku, e…