Veturat “inteligjente” identifikojnë vetura në komunikacion të paregjistruara që nga viti 2012

05 qershor 2023 | 16:34

Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës gjatë dy ditëve ka identifikuar 38 vetura të pa regjistruara, ndërsa që ka pasur vetura të cilat nuk janë regjistruar që nga viti 2012.

Identifikimi i tyre është bërë përmes veturës “Inteligjente”, e cila sipas PK-së e ka të instaluar sistemin e identifikimit të veturave të pa regjistruara të cilat qarkullojnë në rrugë.

Ky sistem kryen identifikimin automatik të menjëhershëm të veturave të paregjistruara edhe gjatë lëvizjes.

“Vetëm për dy ditë të veprimit, janë identifikuar 38 vetura të paregjistruara (prej tyre është has në automjetet pa regjistrim që nga viti 2012). Ndaj shoferëve janë shqiptuar fletëparaqitjet sipas ligjit si dhe veturat janë përjashtuar nga trafiku duke i konfiskuar përkohësisht targat e regjistrimi”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti nga Kosova, Arbnor Muja është shpallur kampion me Antwerpin…