
Vëzhguesit në Prizren s’paraqiten me kohë
12 tetor 2025
| 08:10
Zgjedhjet lokale filluan me probleme në qendrën më të madhe të votimit në Prizren.
Sipas Klan Kosovës kjo qendër votimi hasi në telashe në orën kur ishte paraparë të hapej, pasi sipas saj, vëzhguesit s’u paraqiten në vendin e punës.
“Kanë qenë disa ankesa të qytetarëve që i kemi përcjellë, po ashtu edhe janë deklaruar se këtë obligim duan ta kryejnë në orët e para të procesit, pasi në komuna të tjerë nuk mund të votojnë me kusht”, theksohet ndër tjera.