Victoria dhe David Beckham pritet të bëhen gjyshër?

12 gusht 2020 | 23:00

Nicola Peltz dhe Brooklyn Beckham, janë ndër çiftet më të përfolur në Angli, ndërkohë që ndajnë herë pas here momente të ndryshme të jetës së tyre në rrjetet sociale.

E fejuara e djalit të Victoria dhe David Beckham, Nicola ka publikuar disa foto në Instagrmin e saj, ku edhe ka ngritur dyshime se mund të jetë shtatzënë. Aktorja amerikane, publikoi një foto krah partnerit të saj, e teksa shfaqet e buzëqeshur Brooklyn e puth në faqe.

25-vjeçarja shfaqet e veshur me një fustan me lule dhe një palë taka elegante, ndërsa ajo që ka rënë në sy është mbishkrimi i fotos: Baby b. Menjëherë komentuesit nisën të pyesnin se çfarë do të thoshte ky mbishkrim, madje disa të tjerë nisën ta uronin çiftin për pritjen e ëmbël.

View this post on Instagram

baby b

A post shared by nicola (@nicolaannepeltz) on

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e…